PlayStation feston në 3 dhjetor ditëlindjen e tij të 25. Konsola e parë Sony doli në shitje si sot 25 vite më parë në Japoni.
Që nga ajo ditë, janë shitur rreth 100 milionë PlayStation në të gjithë botën.
Gjithashtu, qindra video-lojëra ekskluzive të PlayStation kanë mbetur në kujtesën e atyre që kanë pasur fatin t’i luajnë.
Ne do t’ju prezantojmë me 10 titujt më të shitur të PlayStation në histori. (A2 Televizion)

Metal Gear Solid — 6.000.000 shitje 
Tomb Raider II — 6.800.000 shitje 
Crash Bandicoot — 6.820.000 shitje 
Final Fantasy VIII — 7.000.000 shitje 
Tomb Raider — 7.100.000 shitje 
Harry Potter — 8.000.000 shitje 
Tekken 3 — 8.300.000 shitje 
Gran Turismo 2 — 9.370.000 shitje 
Final Fantasy VII — 9.800.000 shitje 
Gran Turismo — 10.850.000 shitje
Galeria fotografike ( )
