Plazhet publike asnjë aplikim, Privatët kërkuan 1600 vrojtues plazhi nga 600 që janë në total

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 13:46 | Aktualitet
Plazhet publike asnjë aplikim, Privatët kërkuan 1600 vrojtues

Frekuentimi i plazheve po sjell edhe humbjet e para të jetëve për vitin 2020, si pasojë e mbytjes në ujë dhe shpresa e vetme për të shpëtuar mbeten vrojtuesit.

Prej 4 vitesh ata kanë krijuar federatën e tyre dhe sekretari i saj tregon për A2 sesa është numri total i kësaj skuadre që shpëton jetë dhe sa aplikime ka pasur në e-albania nga privatët, për të pasur një vrojtues në parcelën që kanë marrë.

Deri më tani asnjë plazh publik, pra asnjë bashki, nuk ka aplikuar për vrojtues plazhi.

Po privatët a janë ndërgjegjësuar totalisht për të pasur një vrojtues? Në vitin 2017, kur kishte vetëm 25 vrojtues plazhi të certifikuar, humbën jetën 45 persona në plazhet shqiptare, ndërsa vitin e kaluar, kur numri i vrojtuesve arriti në 500, numri i jetëve të humbura ishte shumë më i ulët.

Federata vijon intesivisht kurset e trajnimit për vrojtuesit, duke krijuar më tepër qetësi dhe mbrojtje për pushuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos