Plebishit në referendumin italian, reduktohet 1/3 e Parlamentit

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 18:02 | Bota
Plebishit në referendumin italian, reduktohet 1/3 e Parlamentit

Më shumë se një referendum, duket një plebishit. Italianët kanë vendosur për uljen drastike të vendeve në Parlament, që do të kalojnë nga 630 në 400 në Dhomën e Deputetëve, dhe nga 315 në 200 në Senat.  

Sipas exit-polleve, por edhe rezultateve reale paraprake, rreth 70% ka votuar për ndryshimin, që ka qenë një nga betejat e hershme të Lëvizjes “5 Yje”.

Dhe në fakt lideri i parë italian që reagoi ishte ministri i Jashtëm dhe lider i Lëvizjes, Luigi Di Maio, që e cilësoi rezultatin si një arritje historike. “Kthehemi te një Parlament normal, me 345 vend edhe privilegje më pak”, deklaroi ai.

Dakord edhe Partia Demokratike, që fillimisht nuk ishte me linjën e këtij reduktimi, por iu besua aleatit të saj në qeveri.  “Me fitoren e Po-së, hapet një sezon i ri reformash”, deklaroi Nicola Zingaretti, sekretari i partisë së majtë.

https://a2news.com/2020/09/20/referendumi-ne-itali-mbi-464-milione-qytetare-votojne-mbi-reduktimin-e-senatit/

Ndërkohë, edhe e djathta e Legës së Matteo Salvinit kishte mbështetur referendumin, por  shton se “populli ka vendosur reduktimin, dhe do të ishte e udhës të shpërbëhej Parlamenti në mënyrë që të shohim me zgjedhje të reja eficencën e reformës së miratuar”, deklaruan drejtuesit e partisë.

Sot u votua edhe në rajone të ndryshme italiane, për presidentin e tyre. Toskana, Pulia dhe Kampania mbeten me kandidatët e koalicionit të qendrës së majtë, ndërkohë që Liguria, Veneto, Val D’Aosta dhe Marke u fituan nga partitë e djathta.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos