PD reflekton pas protestave, nis përzgjedhja e kandidatëve në Bashki: Shihni dhe jashtë partisë

Nga Anesti Barjamemaj
12 Nëntor 2026, 16:51 | Politikë

PD reflekton pas protestave, nis përzgjedhja e kandidatëve në

Me dekretin e firmosur nga Barjam Begaj për zgjedhjet e 9 Majit dhe Reformën Territoriale në fuqi, Partia Demokratike ka ndezur zyrtarisht motorët për t’u përballur me kundërshtarët në të 46 bashkitë.

Udhëzimi u është dërguar të gjitha strukturave, ku kërkohet evidentimi i kandidatëve. Protestat kanë bërë që dhe selia blu të reflektojë duke përfshirë në udhëzim dhe propozimin e emrave jashtë gardhit duke pranuar figura edhe nga aktivistët në tubime

“Me qëllim realizimin e një procesi sa më të hapur dhe gjithëpërfshirës, përveç propozimeve politike, anëtarët dhe strukturat drejtuese duhet të angazhohen nëpërmjet një dialogu të hapur e intensiv me mbështetësit dhe simpatizantët e PD dhe komunitetin në tërësi, me trupën e pedagogëve dhe botën akademike, studentet dhe shoqërinë civile, profesionistët e lirë, sipërmarrjen e ndershme, të përndjekurit politikë dhe pronarët, si dhe organizatat jofitimprurëse, për mbledhjen e mendimeve dhe propozimeve me qëllim evidentimin e personave me integritet, kurajë qytetare dhe kapacitete të spikatura në mbështetje të kauzave publike, objektivave dhe programit të PD-së”, thuhet në udhëzimin e PD-së.

Në bazë të udhëzimit degëve u kërkohet që të shmangin figura që kanë probleme me ligjin dhe që kanë lidhje me komunizmin qoftë në qeverisjen e kohës apo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Deri në 30 nëntor degët duhet të votojnë emrat, për t’ia kaluar brenda kësaj date komisionit me 5 anëtarë në selinë blu. Këta të fundit do të kenë afat 15 dhjetorin për të filtruar emrat dhe menjëherë ia kalojnë listën kryesisë e cila do të miratojë emrat që KQZ do ti vendosë në fletën e votimit. Megjithatë mbetet për tu saktësuar si do të veprohet me aleatët apo nëse do të ketë bisedime me partitë e tjera opozitare (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos