Vendoset në 12 mars “fati” i anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 10:56 | Aktualitet
Vendoset në 12 mars “fati” i anëtarit të

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e procesit të vetting-ut, caktoi datën 12 mars për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj prokurorit Arben Dollapaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Dollapaj u konfirmua në shkallën e parë të veting-ut, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Në seancën e konkluzioneve përfundimtare Komisioneri kërkoi shkarkimin nga detyra të Dollapajt. Sipas Komisionerit, anëtari i KLP-së ka pasaktësi në deklarimin e pasurive, mes të cilave një bashkinvestim i familjarëve të tij në një bujtinë në Valbonë.

Përmes avokatit të tij, Dollapaj kërkoi konfirmim në detyrë, duke pretenduar se çdo pasuri e tij është deklaruar sipas ligjit dhe justifikohet në burime të ligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos