“Kufiri i Ukrainës është këtu!” Putin pret emisarët e Trump: Europa të vendosë për luftë ose paqe

Nga Xhevahir Qardaku
12 Nëntor 2026, 16:56 | Bota

“Kufiri i Ukrainës është këtu!” Putin pret

Pas Abu Dabit, ofensiva diplomatike u zhvendos në Kremlin. Të dërguarit specialë të presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Uitkof dhe Xhared Kushner, shtrënguan duart me liderin e Rusisë, Vladimir Putin, përpara se të bisedonin për fundin e luftës në Ukrainë. Në mes të Kremlinit, në tryezën e rrumbullakët, hartat u nxorën, por nga presidenti rus që po kërkon të caktojë kufirin.

“Sa i përket qëndrueshmërisë, përsosmërisë dhe besueshmërisë së paqes, edhe ne do të dëshironim që kjo paqe të ishte e përjetshme. E dimë se të dyja palët, Rusia dhe Ukraina, kanë qëndrime të ndryshme për çështjen e territoreve. E dimë se pala ukrainase ngre çështjen e të ashtuquajturave ‘zona gri’. Dhe kjo, siç e kam thënë tashmë, do të mbetet gjithmonë një pikë mosmarrëveshjeje. Për ne ekziston vetëm një vijë demarkacioni: kufiri shtetëror”, deklaroi Putin.

Megjithatë për Putinin, kufiri rus përfshin 30% të territorit të Ukrainës, që aktualisht është nën pushtim dhe i aneksuar. Nga ana tjetër, në tryezë u përmendën edhe europianët.

“Çfarë dëgjojmë prej europianëve? Se sapo të nënshkruhet një marrëveshje paqeje, ata do të vendosin menjëherë trupa në Ukrainë. Ne kemi folur tashmë për këtë: ky është një objektiv legjitim për ne, kështu që lufta do të rifillojë menjëherë. Ne do të donim shumë që ju, zotërinj të nderuar, dhe administrata amerikane në tërësi të punoni me aleatët tuaj europianë në mënyrë që ata më në fund të vendosin nëse duan paqe apo luftë në Ukrainë”, theksoi Putin.

“Kufiri i Ukrainës është këtu!” Putin pret

“Do të udhëtojmë direkt nga këtu pas këtij takimi për në Irlandë, ku do të takohemi me Presidentin Zelenskiy para se të kthehet në shtëpi. Do të këshillohemi dhe do ta njoftojmë me gjithçka që po ndodh. Dhe shpresojmë se mund të lajmërojmë së shpejti, ndoshta edhe në fund të këtij turi, takimin e ardhshëm trepalësh që do të përfshijë europianët”, deklaroi Witkoff.

“Europianët kanë dëshirë që kjo luftë të jetë vërtet fundi dhe që të ketë paqe të gjatë pas saj. Dhe të kuptuarit e sigurisë afatgjatë midis Rusisë, Ukrainës dhe Europës është një bisedë që filluam të zhvillojmë me ta”, tha Kushner.

Si emisarët amerikanë, edhe zyrtarët e Rusisë, përfshirë Putin, konfirmuan një ecuri pozitive të negociatave dy ditore Kiev-Moskë në Abu Dabi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos