Po bëhej gati për serialin e ri, gjendet e vdekur aktorja e Netflix

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 20:35 | Showbiz

Aktorja dhe modelja e njohur koreano-jugore Jung Chae-yul është gjetur e vdekur sot në banesën e saj në moshën 26 vjeçare.

Trupi i pajetë i Jung Chae-yul u gjet nga familjarët e saj ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Jung u bë e njohur për rolin e saj në serialin e aksionit ‘Zombie Detective’ si dhe ka luajtur në filmat e tjerë ‘I Have Not Done My Best’ dhe ‘Deep’.

Ajo sapo kishte nënshkruar një kontratë të re dhe do të luante në serialin e shumëpritur korean ‘Wedding Impossible’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos