Po bënin video për YouTube, i marrin jetën të miturit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 08:34 | Bota
Po bënin video për YouTube, i marrin jetën të miturit

Një fëmijë 5 vjeç humbi jetën, pasditen e së mërkurës, në Romë të Italisë, si pasojë e një aksidenti rrugor, ku u përplasën dy makina.

5-vjeçari ishte duke udhëtuar me nënën e tij 29-vjeçare dhe motrën 3 vjeç, ku u përplasën nga një makinë e drejtuar nga një i ri.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi pas pakujdesisë së drejtuesit të makinës tjetër, i cili po bënte video me telefon për t’i postuar në YouTube dhe rrjetet e tjera sociale.

Ndërkohë, nëna dhe motra e viktimës kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos