All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tragjedi në Nigeri, mbyten 100 dasmorë në lumë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 10:10 | Bota
Tragjedi në Nigeri, mbyten 100 dasmorë në lumë
All - Paragraf - 1

Një tragjedi e rëndë është regjistruar në Nigeri, ku të paktën 100 persona raportohen të jenë mbytur në lumin Niger.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtetin Kuara, ku varka që transportonte dhjetëra familje që ktheheshin nga një dasëm u përmbys.

All - Paragraf - 3

Zëdhënësi i policisë së zonës deklaron se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë persona janë shpallur të humbur, teksa 100 të tjerë janë nxjerrë nga ujërat e lumit.

Mbytjet e varkave në lumenjtë e Nigerisë janë të shpeshta dhe kjo për shkak të amortizimit të tyre dhe numri të madh të pasagjerëve që transportojnë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos