Takohen Biden e Stoltenberg: Mbështetja për Ukrainën po ndryshon luftën

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 10:17 | Bota
Takohen Biden e Stoltenberg: Mbështetja për Ukrainën po ndryshon

Pas një shtyrje një ditor, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka pritur sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, me të cilin ashtu siç pritej diskutoi rreth situatës së fundit në Ukrainë.

Biden dhe Stoltenberg ranë dakord se kundërofensiva e Ukrainës po forcon pozicionin e saj dhe po rikthen mundësinë e zgjidhjes diplomatike të konfliktit me Rusinë.

“Mbështetja për Ukrainën, që ne po ofrojmë së bashku, tani po bën një ndryshim në fushën e betejës ndërsa flasim. Sepse ofensiva ka nisur dhe ukrainasit po bëjnë përparime. Është ende herët, por ajo që ne dimë është se sa më shumë territore që mund të çlirojnë ukrainasit, aq më të fortë do të jenë në tryezën e negociatave”, u shpreh sekretari i NATO.

Presidenti Biden, nga ana e tij vlerësoi angazhimin e NATO gjatë këtyre muajve të luftës në Ukrainë dhe shprehu besimin se aleanca do ta çojë me tej bashkëpunimin në takimin vjetor që do të mbahet në Lituani më 11 korrik.

Takimi mes Biden dhe Stoltenberg u shty me një ditë për shkak se kreu i Shtëpisë së Bardhë iu nënshtrua një procedure dentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos