
Një person është arrestuar nga Policia pasi po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm nga Korça drejt Tiranës.
44-vjeçari G.M., banues në fshatin Libonik, Maliq, është ndaluar në aksin Korçë-Elbasan, me 4 marokenë në makinën e tij, tip “Mercedes Benz”, të cilët po i dërgonte në kryeqytet. Nuk ka informacione nëse marokenët do të vazhdonin rrugën drejt kufirit verior të Shqipërisë, apo do të kërkonin azil në vendin tonë.
Transportimi i emigrantëve të paligjshëm është një rast i përsëritur në ditët edhe javët e fundit, pasi Policia ka ndaluar disa persona që kryenin këtë aktivitet (A2 Televizion)