Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Sipas Policisë, në fshatin Murras, shtetasi me inicialet S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Policisë dhe ata zjarrfikës bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk janë zbuluar ende. (A2 Televizion)