Fshehën ngjarjet kriminale, pezullohen nga detyra 7 policë në Durrës

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 13:13 | Kronikë
Fshehën ngjarjet kriminale, pezullohen nga detyra 7 policë në

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka pezulluar 7 policë të cilët kishin favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimet pa leje, kishin manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kishin penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës apo nuk kishin raportuar fare këto ngjarje.

Efektivët e pezulluar janë Xhevair Babasi, punonjës i Patrullës së Përgjithshme, Sabri Danaj, Ndihmës/specialist për Rendin, Muharrem Celami, Ndihmës/specialist për Rendin, Nuri Sefa, Ndihmës/specialist për Rendin, Kadri Daci, Ndihmës/specialist për Rendin, Dervish Sana, Ndihmës/specialist për Rendin, Fatmir Beqaj, punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos