Mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë, dyshohet për disa viktima

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 07:55 | Bota
Mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë, dyshohet

Rojet bregdetare libiane shpëtuan 51 emigrantë egjiptianë pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbys gjatë rrugës për në brigjet italian.

18 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur ndërsa është gjetur në det trupi i pajetë i një prej emigrantëve. Lajmi u dha nga portali Libya Observer.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigrantëve, që nga fillimi i vitit, në "rrugën" qendrore mesdhetare, që të çon nga Libia në Itali, janë mbytur 392 persona ndërsa nuk dihet fati i 632 të tjerëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos