Dr. Jordan Peterson, psikolog dhe shkrimtar amerikan, ka kritikuar ashpër Elliot Page, aktorin transgjinor hollivudian, duke thënë se me veprimet që po bën është duke “konvertuar fëmijët”.
Psikologu, i cili është përjashtuar nga Twitter pasi tha se Page ka hequr gjoksin me anë të një “doktori kriminel”, tha se nuk mund të rrijë pa folur pas fotos gjysmënudo të Elliot Page në revistën “Esquire”, muajin e kaluar.






“Unë nuk do të merresha fare me Ellen Page (emri i dikurshëm) nëse ajo nuk do të nxirrte muskujt e rinj të barkut në një revistë mode. Sa fëmijë mund të ketë konvertuar ajo? Një? Një mijë? Po i merr në qafë”, tha psikologu në lidhje me aktorin, i cili në vitin 2020 njoftoi se është transgjinor. (A2 Televizion)