“Po na sjell koronavirusin”, letra që gjeti infermierja italiane në kutinë e saj postare

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 18:01 | Bota
“Po na sjell koronavirusin”, letra që gjeti infermierja

“Po na sjell koronavirusin”. Ky është mesazhi që një infermiere e repartit të sëmundjeve infektive në spitalin San Luca, në Lucca të Italisë, gjeti në kutinë e saj postare.

Sipas saj, janë fqinjët ata që ia kanë lënë letrën.

“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit!”, ishte shkrimi në letër.

Për “Corriere della Sera”, infermierja tha: “Ishte si thikë pas shpine kur e lexova, u ndjeva e tradhtuar dhe e frikësuar. Njoftova policinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos