Jeta ujore po “mbytet”, sot një qese, nesër një ishull prej plastike

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 15:49 | Bota
Jeta ujore po “mbytet”, sot një qese, nesër një

Oqeanet mbulojnë 3/4 e tokës duke shërbyer si burimi i dytë, pas diellit, i jetës në Tokë. Oqeanet janë plot jetë, të pasura me bimë e gjallesa duke bërë të mundur ushqimin e shëndetshëm për miliona njerëz në mbarë botën.

Në këtë 50-vjetor të Ditës së Tokës, jeta ujore po “mbytet”, po vritet nga zbarkimi në oqean i pushtuesve plastikë. Në një minutë, në oqean zbarkojnë tonelata me qese, shishe dhe ambalazhe plastike sa masa e një kamioni të mbushur.

Plastika është kudo në oqean. Lundron në sipërfaqe, bashkohet me bimët dhe kafshët ujore, depozitohet thellë në shtratin e tyre. Kur plastika arrin në oqean, mbetet përgjithmonë aty.

Plastikës i duhen qindra vite të shpërbëhet në copëza të vogla, të cilat bëhen ushqimi i gabuar për banorët ujorë. Biologët e marinës alarmojnë se mbi 60% e balenave, delfinëve dhe kafshëve të tjera të ujit, janë kontaminuar nga plastika. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos