Po pinte qetësisht kafe në stol, makina e plehrave e “ngatërron” për kazan

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 15:21 | Kapur në kamera

Po pinte kafe qetësisht në një nga rrugët e qendrës së qytetit, kur në pak sekonda pa veten të shkulur nga vendi bashkë me stolin ku ishte ulur.

Nuk është skenari i një filmi fantashkencë, por ngjarja e vërtetë e ndodhur e një gruaje ende të paidentifikuar në Rochester, qytet afër Nju Jorkut.

Dinamika e incidentit u filmua nga kamerat e sigurisë aty pranë dhe tregojnë kamionin e plehrave që si çdo ditë i afrohet koshave që ndodheshin në afërsi të stolit publik ku ndodhej gruaja.

Në vend që të merrte koshat, krahu mekanik që shërben për boshatisjen e tyre u fiksua te një nga këmbët e stolit, duke shkulur atë dhe përplasur gruan e shkretë në asfalt.

Gruaja u zhduk pas ndihmës së parë, dhe tani autoritetet e Rochester duan ta gjejnë për t’i kërkuar të paktën të falur. Një gjë është e sigurt, po ta gjejnë duhet t’i blejnë të paktën një kafe, sepse ajo që pinte atë ditë sigurisht i ka dalë “prej hundësh”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos