
Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa po punonte në një fasoneri. Ngjarja ka ndodhur në Thumanë, Krujë, ku viktima është identifikuar si T. L..
A2 CNN mëson nga burime zyrtare të Policisë, së 35-vjeçari është goditur nga një tranxhë (mjet prerës) dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)