Po qëllonte me gurë dhe topa balte varkën ku po lundronte me fëmijët e saj, 32-vjeçarja godet me lopatë në kokë 12-vjeçarin

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 12:48 | Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bristol të Britanisë së Madhe, ku një grua ka plagosur rëndë një 12-vjeçar, të cilin e goditi në ballë me një lopatë varke, për arsye se, disa djem, mes të cilëve edhe 12-vjeçari, hodhën gurë, teksa ajo ishte në varkë më fëmijët e saj.

Fay Johnson, 32 vjeç, pranoi akuzën për sulm duke shkaktuar lëndime trupore ndaj Antwon Forrest, i cili pësoi një çarje të thellë në ballë nga goditja me lopatë.

Në gjykatë Johnson është parë duke qarë gjatë gjithë seancës, ndërsa u shpreh se ndihet e turpëruar, e dëshpëruar dhe e penduar për veprimin e kryer.

Megjithatë, ajo u justifikua nëpërmjet avokates së saj se, veprimi në fjalë erdhi si pasojë e instinktit mbrojtës së nënës, pasi vajza e saj u godit nga gurët dhe topat e baltës që po hidhte 12-vjeçari dhe fëmijët e tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos