Policia shpëton 3 të mitur në kufirin SHBA-Meksikë

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 11:29 | Bota
Policia shpëton 3 të mitur në kufirin SHBA-Meksikë

Zyrtarë të emigracionit në Meksikë arritën të shpëtojnë 3 fëmijë të braktisur në lumin në kufirin SHBA-Meksikë.

Një 9-vjeçar, një 6-vjeçar dhe një 1-vjeçar u gjetën mes shkurreve të lumit, të fshehur nga policia kufitare dhe tashmë janë bërë pjesë e programit të emigrantëve në Meksikë. 9-vjeçari pranoi vetëm se janë nga Salvadori, por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër për familjen e tij.

SHBA-ja ka shtuar kontrollet në kufi, sidomos në kufirin jugor, për mijëra emigrantë që duan të arrijnë Shtetet e Bashkuara, nga vendet e Amerikës Latine, sidomos ata nga Kuba, Haiti dhe Nikaragua (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos