
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhë, ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e madhe.
Mësohet se 66-vjeçari P.N. ishte duke punuar për riparimin e një çatie të një banese, përpara se të binte prej aty dhe të merrte plagë të rënda.
Për këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht dhe pronarin e banesës Gj.D., 64 vjeç për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. (A2 Televizion)