
Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Elbasanit finalizuan me sukses operacionin “Pushuesit” në fund të të cilit vunë në pranga 3 persona për një seri vjedhjesh të pushuesve gjatë sezonit turistik.
3 të arrestuarit ishin kthyer në tmerrin e pushuesve pasi rrëmbenin shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolat në banesat që kishin marrë me qira apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin.
Në pranga e policisë ranë Nazmi Liçi, 25 vjeç, Erion Bylykbashi, 30 vjeç dhe Ani Lici, 22 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Këta shtetas akuzohen për të paktën 14 raste vjedhjesh në zonat turistike të Sarandës dhe Ksamilit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)