All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Po shkonin me varkë në Angli, shpëtohen 48 emigrantë të paligjshëm, shumica shqiptarë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 20:03 | Bota
Po shkonin me varkë në Angli, shpëtohen 48 emigrantë të
All - Paragraf - 1

48 emigrantë, shumica prej të cilëve meshkuj shqiptarë, janë shpëtuar këtë pasdite në ujërat pranë Francës nga autoritetet detare vendase, teksa po përpiqeshin të kalonin kanalin e La Manshit për të mbërritur në Angli.

Sipas medias franceze “francetvinfo.fr”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:15 të mëngjesit në zonën “Baie de Somme”, disa kilometra larg Kales (Calais), pikës më famëkeqe të kalimit të emigrantëve të paligjshëm.

All - Paragraf - 3

Sipas autoriteteve franceze, të cituara nga media në fjalë, në bord të varkës që shfaqi probleme ishin 48 persona, pjesa më e madhe shqiptarë dhe meshkuj, ndërsa në bord kishte edhe një grua dhe tre fëmijë. Operacioni ka zgjatur për disa orë dhe varka refugjatët janë kthyer në port në orën 10:00 të mëngjesit.

Rruga detare në kanalin e La Manshit është e preferuara e emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë të arrijnë në Angli. Sipas BBC, në vitin 2021, 30 mijë persona kanë arritur të kalojnë me sukses dhe të futen në Mbretërinë e Bashkuar. Në gjysmën e parë të këtij viti, 14 mijë persona janë futur përmes La Manshit në ishull, shifër që parashikohet të arrijë në 60 mijë deri në fund të vitit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos