
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:
“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;
“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe
“Keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”.
Për katër ditë, shërbimet në portalin qeveritar kaluan “offline” për shkak të një sulmi kibernetik, i cili u neutralizua plotësisht vetëm këtë të enjte. Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se sulmi erdhi nga një shtet i huaj dhe se për mbrojtjen ishte përfshirë edhe NATO. (A2 Televizion)