
Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse në automjetin e Aleksandër Sadikajt të jetë vendosur në Tepelenë.
Dyshimet vijnë pas vëzhgimeve që janë bërë të kamerave të sigurisë ku ka lëvizur i riu, por edhe banesës së tij, ku sipas policisë ka monitorim me kamera.
Mësohet se viktima kishte udhëtuar në drejtim të Tepelenës, ndërsa ishte kthyer në Tiranë më datën 9 qershor e dy ditë më pas ndodhi dhe shpërthimi.
27-vjeçari ka qëndruar për një ditë në Tepelenë për shkak të një mosmarrëveshjeje në këtë qytet për të cilën kishte patur dhe takime.
Për këtë, policia ka nisur të marrë në pyetje të njohur të Sadikajt në zonën e Tepelenës. Aleksandër Sadikaj jetonte me qira në zonën e Saukut, ndërsa më datën 11 qershor, sipas policisë, ai duket në kamerat e sigurisë kur del nga banesa dhe hipën në automjetin e tij.
Gati 5 minuta rreth orës 12:35 ndodhi dhe shpërthimi që e la të plagosur rëndë, por që nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Nga ana tjetër, policia shqiptare ka kërkuar dhe bashkëpunimin e autoriteteve greke për ngjarje të ndodhur në shtetin fqinj kur viktima ka qenë në moshën 17-vjeçare. Edhe pse në atë kohë Sadikaj është lënë Ilirë nga drejtësia greke polici ka kërkuar informacion. (A2 Televizion)