Një 28-vjeçar nga fshati Ungrej i Lezhës është arrestuar nga policia, pasi u kap teksa transportonte 48.5 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Droga u gjet në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, e cila ishte e ndarë në 12 paketime. Ai u kap në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në të. (A2 Televizion)


