Një 37-vjeçare është arrestuar pasi tentoi të digjte një farmaci në Tiranë.
Policia njoftoi se bëhet fjalë për një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, të cilën shtetasja me inicialet M.K. u përpoq ta digjte me benzinë me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)