Zbulohen 500 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë përgjatë bregut të Drinit

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 09:33 | Kronikë

Policia në Vaun e Dejës ka zbuluar një ambient të hapur ku ishin në kubikë, 500 fidanë kanabis sativa.

Siç njoftohet, bimët narkotike ishin mbjellë në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, në pronë publike.

Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër njoftohet se është asgjësuar me anë të djegies. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos