Një i dënuar me 24 vite burg për mashtrim në internet mendohet se ka goditur sërish, këtë radhë nga brenda qelisë së tij, duke fituar 1 milion dollar me një tjetër mashtrim.
Ngjarja ka ndodhur në Nigeri, ku Hope Olusegun Aroke aktualisht është nën hetim pasi zyrtarët thonë se ai qëndron pas një megamashtrimi me vlerë 1 milion $.
Sipas BBC, mendohet se ai ka përdorur një “rrjet bashkëpunëtorësh” për të kryer me sukses mashtrimin.
Aroke u burgos në burgun e sigurisë së lartë në Lagos në vitin 2012, me akuzën për mashtrim në internet. Por, gjatë kësaj kohe ai ka pasur akses në internet dhe celular në burg. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )


