Polemika në SHBA, tregtohet automatiku për fëmijë, por që vret me të vërtetë

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 11:41 | Bota

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, problemi i armeve eshte tejet i komplikuar, shkon deri te rrënjët themeluese të atij vendi dhe në disa nga shtetet e saj është një traditë që trashëgohet në familje.

Industria e armëve, pa marrë në konsideratë ato luftarake, vlen në SHBA rreth 28 miliardë dollarë në vit, duke qenë një nga kolonat e ekonomisë amerikane dhe si rrjedhojë edhe një nga grupet lobiste më të fuqishme në Uashington.

Por në disa raste ekzagjerohet, dhe polemikat nuk mund të mungojnë, veçanërisht kur në trupin e një pushke automatiku skalitet figura e një simboli pirat me kafkë dhe kocka, i “zbukuruar” nga një biberon.

Një simbol që bën kuptim, në pushkën JR-15 e sapodalë në treg, që edhe nga emri kujton faktin që është e parashikuar për mosha të reja, madje edhe për fëmijë.

Por në fakt, ajo është thjesht një version më i vogël së pushka AR-15, një nga modelet më të njohur në SHBA dhe shkaktari i disa prej masakrave më të tmerrshme në atë vend, shpeshherë në shkollat ku studionin edhe autorët e tyre.

Një grup senatorësh i kanë kërkuar Komisionit Federal për tregtinë të hapë një investigim mbi kompaninë armëve WEEE1, e cila qartësisht po tregton armën si një produkt edukativ për ata që nuk e kanë kaluar moshën madhore.

Pushka gjysmë automatike ka një plumb më të vogël se AR-15, kalibër 22, por që është gjithsesi e aftë të plagosë dhe të vrasë një person.    

Kompania kundërshton idenë se arma është e dedikuar fëmijëve, madje shton se pushka ka një element sigurie të rëndësishëm, që pamundëson përdorimin e të vegjëlve, por kjo nuk ka shuar polemikat, veçanërisht nga shoqatat e prindërve që kanë humbur fëmijë të tyre në këto masakra. Vetëm disa jave më parë, bëri bujë një 6-vjeçar në Virxhinia që solli një armë në klasën e tij duke plagosur një mësuese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/07/nje-biznes-500-miliarde-dollaresh-shitja-e-armeve-nuk-do-tia-dije-per-pandemine/
https://a2news.com/2022/05/25/biden-denon-masakren-ne-shkollen-e-teksasit-duhet-te-bejme-me-shume-per-armet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos