Një polic në Londër ka pranuar se ka përdhunuar përgjatë viteve 12 gra.
48-vjeçari David Carrick, i cili disa nga këto gra i ka takuar nëpërmjet faqeve në internet të takimeve, ka pranuar se është fajtor për 49 akuza, përfshirë 24 përdhunime, gjatë dy dekadave.
Një zyrtar i lartë i policisë londineze tha se bëhet fjalë për diçka “të paprecedentë”: “Na vjen shumë keq që profesioni i tij si polic mund të ketë zgjatur vuajtjen e viktimave”.





Carrick u pezullua nga detyra e tij kur u arrestua në tetor të vitit 2021.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha se ishte “shumë i tronditur dhe i neveritur” nga krimet e David Carrick.
“I duhet dhënë patjetër përgjigje pyetjes se si ky njeri ishte në gjendje të abuzonte me detyrën në këtë mënyrë të tmerrshme”, tha Khan. (A2 Televizion)