
Ministrja e Mbrojtjes në Gjermani, Christine Lambrecht, i ka dorëzuar ditën e sotme kancelarit Olaf Scholz dorëheqjen.
Dorëheqja e saj vjen në një kohë kur skepticizmi rreth aftësisë së saj për të çuar në lartësinë e duhur ushtrinë gjermane në një kohë kur luftohet në Ukrainë ka arritur pikun.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Lambrecht, anëtare e Partisë Social Demokrate (SPD) të Scholz-it, bëri të ditur se i kërkoi sot kancelarit që ta lironte nga detyra e ministrit federal të mbrojtjes".
Vendimi i saj për të dhënë dorëheqjen vjen në një kohë kur Gjermania ndodhet nën presion për të miratuar një rritje të mbështetjes ushtarake ndërkombëtare për Kievin dhe aftësitë e saj mbrojtëse janë vënë në pikëpyetje pasi disa tanke këmbësorie u vunë jashtë shërbimit. (A2 Televizion)