Polici përleshet me grabitësin në supermarket, i heq thikën nga dora

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 16:28 | Aktualitet

Një polic jashtë orarit të punës ishte futur në supermarket për të bërë disa blerje, por përfundoi duke u përleshur me një grabitës.

Video e kamerave të sigurisë tregon momentin dramatik, të ndodhur në Barcelonë, ku polici sheh grabitësin me thikë në dorë, që po detyronte një shitës të nxirrte paratë nga arka. Grabitësi, një 47-vjeçar, tashmë është në burg i akuzuar për grabitje me armë. Ai ishte ndaluar edhe më parë për vepra të ngjashme penale.

Sipas mediave spanjolle, polici kishte parë që diçka nuk shkonte, por kur kishte pyetur shitësin, përgjigjen e kishte marrë nga grabitësi. Më pas, efektivi kap grabitësin nga mbrapa dhe e shtrin në tokë me forcë, duke i hequr edhe thikën nga dora. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga incidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos