Çuçi mbledh krerët e Policisë: Po vijnë satelitë dhe dronë inteligjentë, prioritet lufta ndaj kanabisit

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 16:45 | Aktualitet
Çuçi mbledh krerët e Policisë: Po vijnë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mblodhi sot krerët e Policisë, ku vuri theksin të prioritetet si lufta kundër kultivimit të kanabisit si dhe te ndihma që forcat  e policisë do të kenë nga teknologjia gjatë këtij viti.

“Kush mbyll sytë për të toleruar kultivimin e kanabisit, do të shkatërrojë karrierën e vet”, tha ministri Çuçi, duke shtuar se nuk do të tolerohet presioni politik. “Presionin politik për të mbyllur një sy apo për të toleruar diku e keni zero. Nga ministri apo kryeministri as që nuk diskutohet. Por çfarëdolloj sinjali sado të tërthortë që mund të merrni nga çdo faktor politik sado i lartë të jetë duhet ta refuzoni me forcë dhe të më bëni me dije mua drejtpërdrejt”, deklaroi Çuçi.

Për qasjen e teknologjisë, ministri shtoi se “që këtë vit të fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit. Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive. Me shpresë gjithashtu që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dronët super-inteligjentë. Por besoj se me satelitë do të fillojë më shpejt”, deklaroi ministri Çuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos