I vodhi paratë dhe bizhuteritë kushërirës, shpallet në kërkim 36-vjeçari dhe e dashura e tij

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 09:26 | Kronikë
I vodhi paratë dhe bizhuteritë kushërirës, shpallet në

Një 36-vjeçar dhe e dashura e tij, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish floriri.

Policia e Tiranës publikoi edhe disa pamje filmike, ku sipas saj vërtetohet se si 36-vjeçari me iniciale L. D. dhe 26-vjeçarja Q. H., kanë grabitur paratë e kushërirës. Në total, policia arriti të sekuestrojë 1 400 000 lekë, 2770 euro, 340 paundë dhe bizhuteri floriri. 

“36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes. Shtetasja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj”, tha Policia e Tiranës. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Hw3GDVvRmwc&ab_channel=A2CNNAffiliate

A2 CNN Livestream

Latest Videos