Vrau djalin e xhaxhait me thikë, ekstradohet nga Londra

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 13:05 | Kronikë
Vrau djalin e xhaxhait me thikë, ekstradohet nga Londra

Një 35-vjecar nga Kukësi u Ekstradua nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasje. Granit Shehu është dënuar me 16 vite burg pasi kishte vrarë djalin e xhaxhait të tij.

Shehu, i lindur në Kukës, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.

I riu u kap në Angli m 20 shkurt të këtij viti. Më 16 shtator të 2015 ai vrau me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Viktimën e qëlloi tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur në vend. Shkak sipas prokurorisë në atë kohë ishte pretendimi i 35-vjecarit se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos