Policia del për qarkullim rutinë, përballet me kamionçinën në sens të kundërt në autostradë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 15:36 | Kosova
Policia del për qarkullim rutinë, përballet me

Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, ka hasur në një automjet, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Menjëherë, mjeti është ndaluar nga oficerët e policisë rrugore dhe është gjobitur me 300 euro.

Po ashtu sipas policisë, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar edhe me 3 pikë zbritje nga patenta dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos