All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Policia e Kosovës kap një qytetar serb me 107 kg marijuhanë në automjet

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 10:18 | Kosova
Policia e Kosovës kap një qytetar serb me 107 kg marijuhanë
All - Paragraf - 1

Të dielën mbrëma Policia e Kosovës ka sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike të llojit marijuhanë. Njoftohet se sasia e lëndës narkotike u gjet në një terminal doganor, në një automjet me targa të huaja që drejtohej nga një qytetar serb me inicialet M.P.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion "Iveco" me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike”, thuhet në njoftimin për media.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e karburantit janë gjetur bunkerë të modifikuar, në brendësi të të cilëve ndodheshin 101 paketime plastike me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marijuhanë.

Po ashtu, në cilësinë e provës janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2500 dinarë.

Ndërkohë, qytetari serb është ndaluar për 48 orë dhe rasti po procedohet për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos