All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sherri në rrjetet sociale degradon në dhunë, 2 të mitur bëjnë për spital bashkëmoshatarin e tyre

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 10:13 | Kosova
Sherri në rrjetet sociale degradon në dhunë, 2 të mitur
All - Paragraf - 1

Policia në fshatin Shkozë të Malishevës ka arrestuar dy të mitur, të cilët kishin sulmuar fizikisht një bashkëmoshatarin e tyre.

Sulmi fizik ka ardhur pas një konflikti që ka nisur në rrjete sociale. I dhunuar është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë rrahjes. Ndërkohë, dy agresorët janë dërguar në ambientet e policisë.

All - Paragraf - 3

“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi policia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos