Policia mbyll parkun në Pogradec: Orari 05:00 me 13:00 nuk është për shëtitje

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 09:41 | Aktualitet

Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri të ditur se qytetarët mund të lëvizin vetëm në fashon orare 05:00 deri në 13:00 për blerje të ushqime apo për punë.

Megjithatë, sërish ditën e shtunë ka pasur qytetarë të cilët kanë dalë pa asnjë arsye. Raste të tilla janë shënuar edhe në qytetin e Pogradecit, ku policia është detyruar të mbyll parkun në këtë qytet.

Dhjetëra forca policore nuk kanë lejuar njerëzit të shëtisin në park, duke i detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos