
Korrespondenti i Radio Europa e Lirë në Bruksel, Rikard Jozwiak shkruan se në mbledhjen e radhës së Ministrave të Jashtëm të BE që do të mbahet ditën e enjte pritet të jepet “dritë jeshile” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Sipas gazetarit, Jozwiak, në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare është arritur një dakordësi për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, por konkluzionet nuk janë arritur ende dhe pritet që të formalizohen gjatë fundjavës.
Në këto konkluzione pritet të përfshihen dhe dy çështjet e ngritura nga ana e Greqisë ajo për censusin dhe çështjen e pronave. (A2 Televizion)