All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shërohet personi i parë nga koronavirusi, Rama: Negativ dhe një pacient tjetër

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 21:33 | Aktualitet
Shërohet personi i parë nga koronavirusi, Rama: Negativ dhe një
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjes e së premtes ku ka konfirmuar se pas testit të dytë, kontakti i parë i pacientit zero konfirmohet i shëruar nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë bën me dije se dhe një pacient tjetër doli negativ në testin për Covid-19.

All - Paragraf - 3

“Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi duke thënë se dy pacientët po bëhen gati të lënë Infektiv, por ata do të qëndrojnë sipas protokolleve edhe 14 ditë të tjera në karantinë në shtëpitë e tyre.

Ministrja Manastirliu falenderoi stafin e mjekëve për punën e palodhur dhe i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi numri i pacientëve në terapi intensive po rritet. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos