Kërkohej nga Gjermania, ndalohet në Morinë shqiptari i Kosovës

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 10:24 | Kronikë
Kërkohej nga Gjermania, ndalohet në Morinë shqiptari i

Një shtetas kosovar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, mëngjesin e së enjtes, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u bë ndalimi i shtetasit N. B. 35 vjeç, banues në Vinarc të Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Dortmundit për veprën penale të vjedhjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos