All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Policia zbulon parcelën gjigante me kanabis në shtëpinë e aristokratit anglez

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 13:02 | Bota
Policia zbulon parcelën gjigante me kanabis në shtëpinë e
All - Paragraf - 1

Policia britanike ka zbuluar një parcelë gjigante të mbjellë me bimë kanabisi në një kështjellë në pronësi të aristokratit ekscentrik Sir Benjamin Slade.

Brenda pronës që është ndërtuar në shekullin e 17 u gjetën mijëra rrënjë bimë narkotike, sa policisë iu deshën dy ditë për t’i shkulur dhe asgjësuar ato.

All - Paragraf - 3

Mësohet se aristokrati i njohur Slade e kishte dhënë më herët pronën në Somerset me qira, pa qenë në dijeni se aty zhvillohej një aktivitet i paligjshëm.

Kështjella Woodland e shtrirë në një sipërfaqe 12 hektarësh është njohur nga të gjithë si një vend luksoz që përdorej më herët për organizimin e dasmave dhe ceremonive të tjera.

Deri tani janë arrestuar 2 persona për lëndën narkotike, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos