Politikani bullgar: Vetoja për Maqedoninë e Veriut bie nëse SHBA heq vizat me ne

Nga A2 CNN
3 Janar 2022, 15:36 | Ballkani
Politikani bullgar: Vetoja për Maqedoninë e Veriut bie nëse SHBA

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës heqin vizat për shtetasit bullgarë, Sofja do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian. Deklarata ka ardhur nga njëri prej liderëve të koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi Trifonov, i partisë “Ka një popull të tillë”.

“Nëse amerikanët duan aq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Europian, qytetarët e Bullgarisë, si dhe qytetarët e shumicës së vendeve të BE-së, nuk duhet të kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë”, shkruan ai në rrjete sociale. Gjithashtu heqjen e vetos e kushtëzon edhe me anëtarësimin e menjëhershëm të Bullgarisë në Zonën Shengen. Trifonov njoftoi se më 10 janar, do të mbahet një takim këshillues për Maqedoninë e Veriut me presidentin e vendit, Rumen Radev. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas duke pretenduar se kanë “rrënjë bullgare”. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe çështjet e hapur, dyja vendet kanë krijuar grupe pune dhe synojnë të arrijnë një marrëveshje brenda 6 muajve të parë të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos