
Vijon të jetë alarmante situata me pandeminë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 15 persona të tjerë humbën jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërsa 266 të tjerë rezultuan pozitivë.
Qytetet me më shumë raste të reja vijojnë të jenë Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri dhe Kumanova.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë është 222.932 ndërsa ai i viktimave ka arritur në 7.894. (A2 Televizion)