
Hair Zeqiri analizoi në “Murin Magjik” golin e parë të Meksikës ndaj Arabisë Saudite, që erdhi pas një goditjeje nga këndi.
“Mbrojtësi saudit që mbulon shtyllën e parë gabon sepse i merret koha nga lojtari meksikan, ndërkohë që edhe mbrojtësi i shtyllës së dytë nuk ishte i vëmendshëm për të markuar futbollistin që shënoi”, shpjegon Zeqiri. (A2 Televizion)