Poloni-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 19:28 | Futboll

Gati dy orë para fillimit të ndeshjes ndaj Polonisë, është publikuar formacioni zyrtar i Shqipërisë.

Trajneri Edy Reja ka vendosur të lërë në stol Armando Brojën, por edhe Myrto Uzunin, edhe pse një ditë më parë në konferencën për shtyp u shpreh se Shqipëria do të synojë ta ndëshkojë kundërshtarin edhe me anë të kundërsulmit.

Në sulm, Reja i ka besuar dyshes Cikalleshi-Manaj. Ndërkohë, një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë në këtë sfidë është ajo e Bajramajt, i cili mori me vonesë lejen nga Empoli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos