Polonia do të kthejë stadiumin në një spital për të infektuarit me koronavirus

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 13:52 | Bota
Polonia do të kthejë stadiumin në një spital për

Qeveria polake ka nisur shndërrimin e stadiumit Narodowy në Varshavë në spitalin e parë fushor të vendit për pacientët me Covid-19.

"Punimet e para filluan të shtunën", njoftoi qeveria në një postim në Twitter, të hënën.

Spitali do të vendoset në sallat e konferencave të stadiumit dhe do të ketë një kapacitet fillestar prej 500 pacientësh me koronavirus.

Sipas qeverisë, kapaciteti mund të zgjerohet në një maksimum prej 1000 shtretërish.

Polonia raportoi, të premten, 132 viktima nga Covid-19, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Vendi regjistron 175,766 raste dhe 3,573 vdekje në total, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos